LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Në dy takimet e para Kurti dhe Vuçiq ia matën pulsin njëri-tjetrit

Vllasi: Në dy takimet e para Kurti dhe Vuçiq ia matën pulsin njëri-tjetrit

Deri tanë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel janë mbajtur dy takime të nivelit të lartë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet,.

Takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë parë si takime që nuk do të sjellin rezultate konkrete.

Analisti politik, Azem Vllasi në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se gjatë dy takimeve Kurti e Vuçiq u njoftuan dhe ia matën pulsin njëri-tjetrit.


Dy takime Kurti-Vuçiq në Bruksel: Opozita vlerëson se nuk ka transparencë as platformë, Qeveria e quan paraqitje dinjitoze
Lexo po ashtu Dy takime Kurti-Vuçiq në Bruksel: Opozita vlerëson se nuk ka transparencë as platformë, Qeveria e quan paraqitje dinjitoze

“Kurti bëri mirë që e nervozoi tej mase Vuçiqin duke shtruar tema që palës serbe jo vetëm që nuk u pëlqejnë (ballafaqimi me krime të kryera ndaj shqiptarëve, kërkesa për njohje të Kosovës si shtet) por edhe i nervozojnë tej mase”, u shpreh Vllasi.

Ai shtoi se në vazhdim Kurti duhet të përqendrohet në tema që duhet të jenë pjesë përmbajtëse e marrëveshjes finale.

“Aty ka vend edhe për tema nga ajo që Kurti ia propozoi Vuçiqit në pesë pika e që ai i refuzoi. E kjo gjithsesi nënkupton njohjen reciproke ngase çfarëdo marrëveshje e posaçërisht kjo që pretendohet të jetë marrëveshje finale për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mund ta aprovojnë shtetet që e njohin njëri tjetrin”, tha Vllasi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori