Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve raportoi për periudhën 01 shkurt 2018-16 Maj 2018.
Sipas të dhënave të mbledhura, sot më 16 Maj 2018 në Laboratorët e Institutit Kombëtar është diagnostikuar rasti i parë pozitiv në Ethe Hemorragjike Krime Kongo në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit.
“Në Departamenti i Mikrobiologjisë janë testuar gjithsej 8 mostra (nga personat e dyshimtë në Ethe Hemorragjike Krime Kongo) të cilat kanë rezultuar negative. Në Klinikën Infektive është i hospitalizuar një rast i dyshimtë i cili ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në kujdes të veçantë nga ekspertët e Klinikës Infektive të SHKSUK. Situata epidemiologjike me EHKK është në kontrolle të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i cili zbaton strategjinë për parandalimin dhe luftimin e EHKK të Këshillit Ndërministror për luftimin e EHKK”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës thonë se po vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në Kosovë.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë po mbikëqyrin dhe hulumtojnë të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash”, thuhet në njoftimin për media.
Pas paraqitjes së rastit të parë në fshatin Bresalc të Gjilanit, ekipet e Institutit Rajonal në Gjilan tashmë kanë vizituar familjen e të sëmurit dhe po vëzhgojnë me përkushtim terrenin dhe situatën epidemiologjike.
“Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundër epidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK”, thuhet në njoftim.
Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre, 2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë, 3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën), 4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër, 5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre, 6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt dhe mos i shtypni me dorë! 7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe), 8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi, 9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,
Instituti Kombëtar bënë thirrje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:
Të punohen të gjitha tokat e punueshme, 2. Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë, 3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, 4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve, 5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura 6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa-kositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.
ISHKP po ashtu ka raportuar gjithsej 873 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është nga komuna e Malishevës 251 raste, Suhareka 197 raste, Klina 140 raste, Rahoveci 46 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haxhiu reagon ndaj Speciales: Absurd ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren