Dhunohet një grua në Mitrovicë, dy persona e futën në veturë dhe e dërguan në një lokacion tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 00:30.
“Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe me pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































