Një rast i rëndë i dhunës fizike dhe seksuale është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një grua kosovare dyshohet se është sulmuar nga ish i dashuri i saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe më pas dhunuar nga i dyshuari.


Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor, ndërsa njësitë përkatëse janë angazhuar në hetimin e plotë të rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për identitetin e të dyshuarit apo statusin e tij aktual, por kanë konfirmuar se rasti po trajtohet me prioritet nga hetuesit e sektorit për krime të rënda. /Telegrafi/