Ish i burgosuri politik dhe aktivisti i çështjes kombëtare, Nimon Krasniqi, ka rrëfyer historinë e tij të torturave që ka përjetuar si gjimnazist nga pjesëtarët shqiptarë të UDB-as jugosllave.
Pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, protestat kundër shtypjes sistematike të shqiptarëve u përhapën edhe në qytetin e Pejës.
Krasniqi rrëfen se, pas pjesëmarrjes në këto demonstrata, filloi ndjekja nga UDB-a jugosllave, duke përfshirë edhe disa nga mësuesit dhe drejtorin e gjimnazit “11 Maji” në Pejë, të cilët ishin në shërbim të kësaj organizate.
“Pas kësaj demonstratë filloi ndjekja e UDB-as së atëhershme (se), kush është organizatori. Një ndër që isha ra në sy unë edhe u kthyem në gjimnaz. Dhe kur u kthyem filloi ajo pjesa e arsimtarëve që me keqardhje ishin në shërbim të UDB-as jugosllave. Sipas syve të mi, me vjen keq, unë mendoj që ka qenë një nder ta edhe drejtori i Gjimnazit ’11 Maji’ emrin Selim e kishte, mbiemrin nuk e di. Edhe ishin ajo pjesa e arsimtarëve që ne nuk e dinim kush janë ata. Ishin një pjesë e tyre që e mbanin nënshkrimi e Titos në setër gjatë ligjëratave, gjatë mësimit. Ne i kemi urryer ata arsimtarë. Kemi pasur dilema shumë në ta, pasi nuk e dinim se cilit tabor i takojnë”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus”.
Krasniqi kujton se si u mor nga klasa dhe u dërgua në zyrën e drejtorit ku ndodheshin edhe oficerë të UDBA-s. Drejtori atëbotë i gjimnazit të Pejës së bashku me arsimtarët e tjerë, e “kryqëzuan” Krasniqin për pjesëmarrjen në organizimet kundër Jugosllavisë.
Profesori i marksizmit, Imer Muhaxheri, u përpoq ta mbronte, por UDB-ashët shqiptarë kishin qëllime të qarta.
“Edhe më marrin mua prej klase edhe me çojnë në drejtori, te Selimi. Dhe kur hy aty kish UDB-ashë në sallë, kish arsimtarë dhe u futa brenda. Më marrin mua atë ditë edhe Abedin Krasniqin, edhe ai fshatit tim. Edhe kur hy brenda tha drejtori i gjimnazit mu drejtua mua ‘ki me tregue shokët e tua kush janë, që keni organizu këtë rrugaçëri që po bëni rrugës’. Edhe i pash dy fytyra që nuk janë të gjimnazit, dhe ma mori mendja që janë të UBD-ës. Një ndër ta që e kam njoftë ka qenë Ismajl Nallbani edhe tha ‘ti djalë s’ki më vend këtu’ dhe tha ‘vjen atje më mua ku ftohen kuajt’. Edhe e dita që është UDB, edhe fillova me fol që nuk di asgjë. Imer Muhaxheri ka qenë profesor i marksizmit vetëm shiqonte… Ismajl Nallbani tha që ky duhet me ardh atje ku ftohen kuajt. Drejtori, Selimi, tha ‘patjetër. Jo veç ky po edhe shokët e tij që sorollaten rrugëve’. Imer Muhaxheri, nuk e harroj kurrë atë skenë, e largoi setrën, tha: ‘në qoftë se këtë nxënës ma qitni prej kësaj shkolle s’jam më arsimtari i juaji’, i tha Selimit edhe UDB-ashit. Edhe dul prej aty duke protestuar”, ka shtuar Krasniqi.
Krasniqi u dërgua më pas në ndërtesën e sigurimit shtetëror jugosllav në Pejë, në dhomën 52, e njohur si dhoma e torturave, ku u torturua gjatë gjithë natës nga shqiptarët.
Ai rrëfen se si Mehmet Loci dhe Mehmet Haskiu e torturuan për të nxjerrë informacione.
“U mora në Pejë prej atyre të sigurimit dhe erdha këtu, ku e kanë ndërtesën mbi burg. Në katin e tretë, në 52, ka qenë me lëkurë të kuqe, atë ditë.. Shef i asaj zyre Mehmet Loci, ai i ka drejtuar këto gjëra dhe ish do nxënësa që kishin marrë pjesë në rrugë, i shoh duke prit në korridor. Më erdhi keq prej disave se nuk kanë qenë pjesë por i kanë marrë. Edhe kur hy brenda, vjen Mehmet Haskiu, edhe tha ‘edhe ti je i Vranocit’. I thashë, po. Më tha ‘a e din çfare emri ka Vranoci?’. Unë gjithmonë u mbrojsha se nuk di asgjë. Edhe më ka dal nga mbrapa ma ka dhënë një të nxehtë, për tokë më ka qit. Tha ‘më mirë me mbledh pasul në Vranoc, sesa me ardh më u sjellë rrugëve këtu’. Aty jam torturuar tërë natën e gjatë”, ka treguar ndër të tjera Krasniqi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame