LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë “shpërthime shurdhuese” në Beograd të Serbisë, banorët nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë

Dhjetë “shpërthime shurdhuese” në Beograd të Serbisë, banorët nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë

Dhjetë “shpërthime shurdhuese” janë dëgjuar gjatë ditës së martë në gjithë Beogradin e Ri të Serbisë.

Kështu së paku raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, nuk dihet nëse ky tingull i fortë dhe shurdhues ishte rezultat i një shpërthimi të kontrolluar apo të pakontrolluar, apo ishte diçka tjetër.

Veç kësaj, atje nuk ka pasur ndonjë stuhi dhe ushtria serbe nuk ka një stërvitje të organizuar në qytet.


“U dëgjuan disa shpërthime, të gjitha njëri pas tjetrit… I pari ishte më i forti, më dridheshin xhamat, u dëgjua edhe në Zharkovë dhe në Beogradin e Ri”, ka theksuar një banor për mediat serbe.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se për momentin nuk kanë informacion për këto shpërthime dhe se verifikimi është në proces. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Kalo në kategori