Dhjetë lojtarët e Ligës Premier, vlera e të cilëve u rrit më shumë këtë sezon

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood është lojtari, vlera e transferimit të të cilit është rritur më së shumti në këtë sezon të Ligës Premier.
18-vjeçari ka qenë një lojtar i rregullt në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer këtë sezon dhe kontribuoi me 10 gola në ligë.
Faqja e internetit e statistikave Transfermarkt ka vendosur vlerën e tij deri në 29 milionë në një sezon të vetëm.
Ai është një nga katër të rinjtë e anglez në ‘top 5’, pasi ai është bashkuar me dyshen e Chelseat, Mason Mount dhe Tammy Abrahamit, si dhe lojtarin e Arsenalit, Bukayo Saka.
Rritje patën edhe emra tjerë si Adama Traore, Reece James dhe Scott McTominay, por pa arritur të përfundojnë në dhjetëshe.
Më poshtë keni listën e 10 lojtarët vlera e të cilëve është rritur më së shumti në këtë sezon.
1.Mason Greenwood (Manchester United)Vlera e tregut: 29 milionë euro Rritja e vlerës së tregut: + 29 milionë euro































































