Ju mund të keni nevojë për heqjen e dhëmbëve të pjekurisë nëse shkaktojnë dhimbje, kanë pozitë të shtrembër ose ju shkaktojnë probleme tjera të shëndetit oral Ass.Dr.Sci. Visar DishaSpecialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së NofullaveSpecialist i Kirurgjisë Orale dhe ImplantologjisëTel. +38344559287

Ndonjëherë kirurgët oral rekomandojnë heqjen e dhëmbëve të pjekurisë për shkaqe parandaluese, përpara se problemet të zhvillohen.


Kur duhet të bëjmë vizitë tek kirurgu oral?

2 4

Ju duhet të caktoni një takim te kirurgu oral nëse keni dhimbje të forta ose parahati nga dhëmbët e pjekurisë.

Kirurgu oral do t' ju kontrollojë dhe këshillojë nëse duhet të hiqen dhëmbët e pjekurisë.

Pse nxirren dhëmbët e pjekurisë?

1 279

Dhëmbët e pjekurisë zakonisht nuk kanë nevojë të nxirren nëse nuk shkaktojnë ndonjë problem.

Mirëpo shpeshherë dhëmbët e pjekurisë mund të shkaktojnë probleme dentare. Ushqimi dhe bakteret mund të bllokohen rreth skajit të dhëmbëve të pjekurisë, duke shkaktuar një grumbullim të pllakut dentar, i cili mund të çojë te:

1. Infeksioni

19cfe7 bf0c516d043f413891f8de134b450810mv2 d 5000 4200 s 4 2

Problemi më i shpeshtë klinik që shohim është perikoroniti, (një infeksion i lokalizuar). Pa hapësirë të mjaftueshme për eruptim të plotë të dhëmbit të pjekurisë, indi i mishit të dhëmbëve rreth dhëmbit të pjekurisë mund të irritohet dhe infektohet, duke rezultuar në dhimbje të përsëritura, ënjtje dhe probleme me përtypjen dhe/ose gëlltitjen.

2. Formimi i lezioneve cistike

787678657567

Sëmundjet jo-infektive mund të lindin gjithashtu të lidhura me një dhëmb të pjekurisë. Cistet janë ‘balona’ të mbushura me lëng brenda kockës së nofullës që zhvillohen si rezultat i dhëmbëve të prekur dhe zgjerohen ngadalë duke shkatërruar kockën e nofullës dhe herë pas here dhëmbët afër saj. Ato mund të jenë shumë vështirë për t’u trajtuar nëse dhëmbët e pjekurisë nuk hiqen në vitet e adoleshencës.

3. Dendësi të dhëmbëve

Impacted teeth

Dhëmballët e pjekurisë të impaktuara mund të kontribuojnë në përkeqësimin e grumbullimit të dhëmbëve tuaj. Kjo vërehet më së shumti me dhëmbët e përparmë, kryesisht me dhëmbët e përparmë të poshtëm dhe më së shpeshti vërehet pasi një pacient ka pasur proteza fikse për drejtim të dhëmbëve.

4. Dëmtimi i dhëmbëve ngjitur

wisdom tooth infection

Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të pastruar rreth dhëmbit të pjekurisë, dhëmbi që gjendet para tij, molari i dytë, mund të ndikohet negativisht duke rezultuar në sëmundje të mishrave të dhëmbëve, humbje kockash rreth dhëmbit dhe/ose prishje.

2256357Mesazhi im

Me zhvillimin e dhëmbëve të pjekurisë, rrënjët bëhen më të gjata dhe kocka e nofullës më e dendur. Kur është e nevojshme të nxjerrën dhëmbët e pjekurisë në të tridhjetat, të dyzetat ose më tej, shërimi post-operativ mund të zgjatet dhe ka një shkallë më të lartë të komplikimeve.

lexo po astu

Trajtimi i këtyre komplikimeve është shpesh më i vështirë dhe më pak i parashikueshëm sesa kur kemi të bëjmë me një pacient më të ri. Andaj vizitoni kirurgun oral që të përcaktoni gjendjen e dhëmballëve të pjekurisë. /Telegrafi/