Genci Nimanbegu dha dorëheqjen si deputet në Malin e Zi, pasi partitë shqiptare mbështetën koalicionin pro serb dhe pro rus.
Për herë të parë pas dorëheqjes, Nimanbegu deklaroi se pjesëmarrja në qeverinë e re, është një hap i gabuar.
Sipas Nimanbegut, forcat politike në qeveri janë të paqarta dhe shtoi se në Mal të Zi do të ketë destabilitet politik.
“Ky është drejtimi im i parë publik pas dorëheqjes që unë kam dhënë para 48 orësh në postin e deputetit. Unë jam mbartës i listës i Aleancës Shqiptare, nga radhët e të cilëve tani është ministri Gjeka. Këtë dorëheqje nga posti i deputetit e kam bërë si akt politik, moral, kombëtar, që për mua është një hap i gabuar, që në këtë fazë të merret pjesë në këtë qeveri. Ky do të ishte mandati im i pestë në Malin e Zi, i njoh mirë protagonistët e qeverisë së sotme. Mirë apo keq për shqiptarët, unë dua të tregoj një gjë, këto janë pasojat e politikave të cilat ishin në vitet e kaluara në Malin e Zi, ku me politika propagandistike, populliste është larguar rruga evropiane dhe struktura të lidhura me Vuçiqin dhe Kishën Ortodokse kanë marrë pushtet”, tha Nimanbegu në ABC News.
Unë jam i mbivotuar në subjektin tim politik dhe në Këshillin tonë qendror. Ne jemi 4 subjekte që jemi në koalicion parlamentar, ku Lidhja Demokratike është kundër kësaj marrëveshjeje, ndërsa dy forcat e tjera janë për marrëveshjen, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Tuz. Nuk dua të merrem me subjektin Forumi Shqiptar. Shqiptarët duhej të prisnin që ky koalicion ku ne nuk jemi më të nevojshëm, është një politikan i ri i cili duhet të dëshmojë rrugën pro evropiane. Pjesëmarrja e Frontit Demokratik apo e një strukture që në programet e veta janë të lidhura me Beogradin, as nuk janë për NATO-n, Kosovën nuk do ta përmendin, është dashur të presim”, theksoi ai.
Nimanbegu deklaroi se nuk ka votuar për rrëzimin e Dritan Abazoviq, kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë malazeze.
Ai u shpreh se ka votuar në vitin 2022 që Abazoviq të jetë në qeveri.
“Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam votuar për rënien e zotit Abazoviq këtu. Unë e kam votuar të hyjë në qeveri në vitin 2022. Kur është shkarkuar për shkak të firmës së tij, në një dokument nga Kuvendi i Malit të Zi, nuk kam votuar për rrëzimin e tij. Si mund të rikonstruktohet një qeveri e rënë, kur është e rënë? Çfarë rikonstruktimi ka ajo të cilën nuk e ka shumicën në Kuvend? Nuk mund të rrihet me çdo kusht në pushtet.
Unë e dëshmoj edhe me aktin tim. Nuk mund të rrihet me çdo kusht në pushtet. Nuk është pushteti, gjëja kryesore e jetës sonë.
Kam dhënë dorëheqjen si përgjegjësi. Jemi pjesëtarë të kombit shqiptar, që jetojmë në trojet tona, me shekuj. Kemi obligim të jemi kombëtar, të ruajmë dinjitetin tonë, gjuhën tonë”, theksoi ai./abcnews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës