Ekipet e ndërmarrjes publike 'Higjiena komunale - Shkup' sot dezinfektuan Çarshinë e Shkupi.

Dezinfektimi u krye në të gjitha rrugët e brendshme dhe pjesë të çarshisë, duke përdorur automjetin e veçantë komunal për këtë qëllim, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Në Çarshinë e Shkupit për çdo ditë ka vizitorë dhe kalimtarë të shumtë, kështu që në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që në këtë lokacion t'i zbatojmë këto masa dhe aktivitete të jashtë zakonshme, me qëllim që maksimalisht ta ngrisim nivelin e higjienës dhe pastërtinë në hapësirat publike, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve", tha drejtori i ndërmarrjes publike 'Higjiena komunale - Shkup", Abdusamed Shabani./Telegrafi/

89626392 691852064884854 7028075709109108736 n

89906419 648545072562356 5758286898837585920 n

89913210 2617642875224528 4637531787289952256 n

90095867 1096536434032163 1219468157387800576 n