Këngëtari Devis Xherahu që mori pjesë te Kënga Magjike shpërthen në akuza për fituesen e festivalit, Rozana Radi dhe jurinë e këtij festivali.
Sipas tij, të paaftët jo profesionistët krijuan grupe dhe lobingje duke mos votuar në bazë të profesionalizmit.
Ai thotë se ishin këto lobingje që zgjodhën një aktore të fitojë festivalin, sepse Rozana Radi, nuk ka lidhje me muzikën. Ka ndërkohë edhe tre kërkesa për producentin Gjebrea.
Postimi i plotë i Devis Xherahut:
Të dashur miq, fansa e Kolegë
Më lejoni që në këtë postim t’I drejtohem produksionit, dhe producentit të festivalit Kënga Magjike, z.Ardit Gjebrea.
Unë kam disa vjet që nuk marr pjesë në festivalin Kënga Magjike duke pritur të bëhej një ndryshim që do jua them pak më poshtë, ose prisja reagimin e disa artistëve profesionistë që ta ngrinin zërin, por duke parë që ndryshim nuk kishte, aq më tepër reagim nga artistët atëherë vendosa këtë vit të marr pjesë me një superbaladë profesionale, që nuk e diskutoja absolutisht finale me qëllim që kur të thirreshim sot te E Diela Shqiptare ta thoja live shqetësimin tim. Por meqënëse lobingjet e thanë sërish fjalën e tyre, atëherë vendosa ta them këtu mendimin tim profesional.
Zoti Ardit
Prej 18 vitesh ju keni krijuar një festival model do thoja që unë personalisht e kam quajtur “Sanremo shqiptar” përsa I përket kurimit në detaj të të gjithë parametrave profesionale që përmban një festival, me përjashtim të njërit, pjesës më të nxehtë të këtij festivali, votimit të artistëve dhe mënyrës sesi bëhet ky votim që për mendimin tim ia prish komplet imazhin këtij “Sanremoje” që do ta quaja kanceri I këtij festivali.
Pse e quaj të tillë këtë mënyrë votimi:
E para Ardit,
Në këtë festival artistët nuk mundet të jenë edhe votues edhe konkurrentë. Pse? Sepse në këtë festival marrin pjesë nivele të ndryshme artistësh si ata të nivelit të fillores, të tetëvjeçares, të së mesmes dhe pak nga ata të doktoraturës, përsa I përket përvojës dhe eksperiencës së tyre dhe nuk mund të gjykojë një artist I fillores ose I tetëvjecares një artist të doktoraturës apo universitetit, sepse ai akoma nuk di si përdoret mikrofoni, si këndohet me të dhe jo më të gjykojë një këngë dhe një artist profesionist, pra në këtë pikë e quaj të dështuar mënyrën e votimit.
E dyta,
Kjo mënyrë votimi padiskutim të con në krijim lobingjesh dhe antivlerash të cilat janë pengesë e kalimit në finale të vlerës së vërtetë të artistëve, ne jetojmë në Shqipëri dhe duam s’duam ky lloj votimi favorizon miqtë dhe shokët, por e theksoj sidomos favorizon të paaftët që kur bëhen bashkë, bëhen të frikshëm dhe marrin gabimisht frenat e këtij festivali sic I morën mbrëmë, dhe hedhin bombën e brendshme ku cmimin e parë ia dorëzojnë një njeriu që nuk ka lidhje me këngën dhe të kënduarin por vetëm me tekstin dhe pak aktrimin sic ishte Rozana Radi.
E treta
Propozoj që ky festival të ketë një juri profesionale ashtu sic e ka gjithë bota që për fat të mirë ne nuk vuajmë për vlera të tilla, sic është Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Thoma Gaqi, Endri Sina, Jorgo Papingji dhe mjaft të tjerë të cilët me plot gojë janë filtri më professional për evenimente të këtij dimensioni dhe jam I bindur që pikërisht këto emra që përmenda mbrëmë kanë qeshur duke parë në finale disa artistë që kishin problem të mëdha intonacioni dhe sidmos me fituesen e këtij festivali që ishte pjellë e këtij lobingu të paaftësh.
Unë e di që në shoqërinë ku jetojmë të bësh armiq nuk është nevoja të shash dikë, por boll të thuash të vërtetën. Por jam I sigurt Ardit që ti do më mirëkuptosh sepse pot ë flet një koleg një artist që keni të njëjtën shkollë profesionale, një artist që ka 24 vjet I suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërie, një artist me një origin artistike familjare dhe qytetare sic është Korca.
Jam I sigurt në mirëkuptimin tend dhe shpresoj që sot emisioni yt Ardit, këtë shqetësim timin ta ngreë të gjithë ata që e ndjejnë veten vlerë dhe artistë në kuptimin më të gjerë dhe të plotë të fjalës.
Edhe njëherë falemnderit për mirëkuptimin
Devis Xherahu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual
Brad Pitt merr rolin kryesor në filmin e ri të David Ayer
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite