LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Detaje rreth vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zallishte pas malit të Dajtit, plot 17 ditë mbasi doli për të takuar miqtë e tij me të cilët qëndroi në disa lokale në Tiranë dhe në afërsi të autostradës.

Ai doli nga kjo banesë pasi e kërkoi për kafe shoku i tij Erjon Topi, me të cilin doli për kafe.

Por pas denoncimit të të birit, që tregoi me emra të gjithë personat me të cilët kishte qëndruar 43-vjeçari, agjentët gjurmuan kamerat e sigurisë dhe zbardhën itinerarin e fundit të viktimës që hypi në makinën ‘Pasat’ mbasi kishte konsumuar birra dhe ishte ndarë me të njohurit.


Një nga njerëzit që dyshohet për këtë krim është Ferdinant Rrushi, një i kërkuar nga Italia për drogë që u thirr për të dhënë dëshminë e tij dhe më pas u arrestua. Kamerat tregojnë itenerarin se si makina kalon në zonën e Treshit, Paskuqan dhe këtu në një repart ushtarak ku shfaqet për herë të fundit mjeti.

Bëhet me dije se ndërkohë janë marrë një sërë dëshmish, ndërkohë që gjatë kërkimeve në Dajt, policia zbuloi një parcelë me hashash, ku gjatë ndërhyrjes punëtori pranoi se ishte pronë e Ferdinant Rushit i njohur ndryshe si Fredi Rrushi, tanimë nën arrest për llogari të Italisë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori