Detaje rreth Klaksvik, sensacionit të Ligës së Kampionëve këtë sezon: Qytet me 5000 banorë, lojtarët paguhen 2 mijë euro, gjysma prej tyre amator

Kampioni i Ishujve Faroe, Klaksvik, është surpriza më e këndshme e kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.
Pasi kaluan hungarezët Ferencvarosit dhe suedezët e Hacken, mbrëmë në raundin e tretë eliminator mposhtën me rezultat 2-1 norvegjezët e Molde dhe janë në prag të një mrekullie të re.
Klaksvik tashmë e ka të garantuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, pavarësisht rezultateve të ndeshjeve të tjera kualifikuese, por do të luftojnë për t’u kualifikuar në play-offin e Ligës së Kampionëve dhe kanë epërsi para ndeshjes së dytën kundër Moldes.
Klaksvik është një ekip gjysmë-profesionist, por një nga më të mëdhenjtë në historinë e Ishujve Faroe.
Shumica e futbollistëve janë të angazhuar në punë të tjera, të cilat i bëjnë deri në orën 16-17 pasdite, pas së cilës vijnë në stërvitje.
Arni Frederiksberg (31), i cili punon si drejtor i një kompanie importi ushqimesh, është heroi absolut i fushatës së tyre deri tani në Evropë. Ai i shënoi të dy golat kundër Moldes dhe në pesë ndeshje kualifikuese shënoi gjithsej gjashtë gola me dy asistime.
Paga mesatare në klub është 2000 euro në muaj. Me këtë buxhet ata u kualifikuan në turin e tretë të Ligës së Kampionëve dhe bënë bujë të vërtetë në vend dhe më gjerë.
Skuadra e Klaksvik vlerësohet 2.77 milionë euro, ndërsa lojtarët më të vlefshëm janë Patrick Da Silva (28 vjeç) dhe Hallur Hansson (31 vjeç) – me nga 300 mijë euro.
Klaksvik u bë klubi i parë nga Ishujt Faroe që do të luajë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian, dhe ata vijnë nga një qytet me një popullsi prej 5,000 banorësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri