LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga sulmi ndaj Top Channel, automjeti i përdorur nga atentatorët i është vjedhur një shtetasi nga Kosova

Detaje nga sulmi ndaj Top Channel, automjeti i përdorur nga atentatorët i është vjedhur një shtetasi nga Kosova

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë sot detaje lidhur me sulmin e një dite më parë ndaj televizionit kombëtar “Top Channel” ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës.

Policia jep 100 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm për sulmin me armë ndaj Top Channel
Lexo po ashtu Policia jep 100 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm për sulmin me armë ndaj Top Channel

“Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, sqaron policia.


Ngjarja e rëndë që tronditi vendin një ditë më parë ka mbetur akoma pa autorë. Ndërkohë që policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm nga qytetarët që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes. Policia ka vënë në dispozicion numrin 069 41 10 299 për të marrë pista që do të çojnë në kapjen e autorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori