Lindsay Lohan zbuloi përmes Instagramit se u fejua me Bader Shammas, dhe Page Six tani ka të gjitha detajet në unazën e saj mahnitëse të fejesës.
Fansat siguran pamjen e tyre të parë të unazës masive në një seri fotosh të shpërndara nga aktorja.
“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, shkroi Lohan, 35 vjeçe, në mbishkrimin e postimit të saj.
Sipas Apeksha Kothari, COO i Rare Carat, guri qendror në formë katrore i unazës së Lohan vlerësohet të jetë afërsisht gjashtë karat. “Me ngjyra dhe qartësi të lartë, unë do ta vlerësoja unazën me 250 mijë dollarë”, i tha ekskluzivisht Page Six Kothari.
Për më tepër, Mike Fried, CEO i The Diamond Pro, tha se ai beson se unazat “duket e bërë nga platini ose ari i bardhë”. Ai gjithashtu vuri në dukje “disa ngjashmëri” midis unazës së re të fejesës së Lohan nga Shammas – si “diamanti i saj në formë katrore dhe brezi i hollë” – me atë që ajo kishte më parë gjatë fejesës së saj të shkurtër me ish Egor Tarabasov në 2016.
“Dallimi më i madh është se këtë herë ajo nuk duhej të paguante vetë për unazën”, shpjegoi CEO.
Përpara fejesës së tyre, Lohan dhe Shammas e mbajtën lidhjen e tyre të gjatë dyvjeçare relativisht private, me përjashtim të një fotoje tashmë të fshirë në Instagram të shpërndarë nga aktorja në shkurt 2020. /Telegrafi/