LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitë gjyqësore hedhin dyshime se Musk dhe Heard ishin në lidhje gjatë kohës kur aktorja ishte e martuar me Depp

Dëshmitë gjyqësore hedhin dyshime se Musk dhe Heard ishin në lidhje gjatë kohës kur aktorja ishte e martuar me Depp
Elon Musk, Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images/Guliver)

Elon Musk i kishte ofruar mbrojtje të vazhdueshme aktores Amber Heard, pasi që ajo i kishte thënë se nuk dëshironte që Johnny Depp t’i afrohej.

Këto deklarata, 34-vjeçarja i ka bërë gjatë seancës gjyqësore kundër ish-bashkëshortit të saj, ndërkohë që ka mohuar se miliarderi i famshëm e kishte vizituar gjatë martesës me aktorin, kur ai nuk ishte në shtëpi.

Heard ka mohuar të ketë pasur lidhje të tjera gjatë martesës me Depp duke pohuar se hamshori hollivudian kishte shprehur xhelozi të paarsyeshme.


(Foto: Jason Merritt/Getty Images for Art of Elysium/Guliver)

Gjatë seancës gjyqësore, avokatja e aktorit e kishte lexuar një letërkëmbim ndërmjet Musk dhe Amber nga viti 2006, ku ajo i thoshte se do të kërkojë një urdhër kufizimi ndaj burrit të atëhershëm.

Ndërkaq, Elon i kishte ofruar sigurim 24 orësh duke shtuar se oferta e tij qëndronte edhe nëse aktroja refuzon të takohet më me të dhe se i vjen keq që ka qenë idiot dhe se Amber i pëlqen shumë.

Amber Heard tregon fytyrën e ënjtur, pasi pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon
Lexo po ashtu Amber Heard tregon fytyrën e ënjtur, pasi pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon

Këto letërkëmbime, sipas Heard, thuhet të kenë ndodhur pas një incidenti kur Depp e kishte sulmuar duke ia hedhur telefonin celular dhe duke e goditur në fytyrë.

Elon Musk (Foto: Joe Raedle/Getty Images/Getty Images)

Nga ana tjetër, rojtari Alejandro Romero, i cili punon në ndërtesën ku kanë jetuar dy aktorët, ka thënë se shpesh e ka parë Muskun duke e vizituar Amberin gjatë kohës kur Johnny ndodhej në Australi.

Amber Heard dhe Elon Musk filluan lidhjen zyrtarisht pas ndarjes së saj nga Depp, ndërsa romanca e tyre përfundoi në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori