LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, thotë se ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, thotë se ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pohuar se ka qenë pjesë e UÇK-së dhe se i është bashkuar asaj më 25 korrik 1998.

I pyetur nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, Albert Moskowitz, se a i ishte dhënë ndonjë mjet identifikimi për këtë siç e quajti ai anëtarësim, dëshmitari u përgjigj se jo.

Moskowitz kërkoi përgjigje nga dëshmitari edhe në pyetjen se si e kishte siguruar uniformën dhe armën.


​Mbrojtja e Thaçit kërkon seanca publike në Hagë
Lexo po ashtu ​Mbrojtja e Thaçit kërkon seanca publike në Hagë

Nga dëshmitari u tha se uniformë në atë kohë nuk kishte pasur, por që kishin blerë copa materialesh dhe i kishin prerë ato.

Mbrojtësi i ish-presidentit u shpreh se meqenëse atyre që kyçeshin në UÇK nuk iu jepet ndonjë dokument që dëshmon se janë pjesëtarë të UÇK, copën për uniformë mund ta blinte çdokush.

“Duke pas parasysh që atyre që kyçeshin në UÇK nuk u jepnin ndonjë dokument, kjo tregon se çdo njeri po të donte mund të blinte copën të bënte uniformën edhe pa qenë në UÇK sepse gjërat ishin kështu jo zyrtare”, tha avokati.

Por, dëshmitari tha se nuk beson që dikush ka blerë uniformë pa qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, sa i përket armës ai pohoi se e kishte siguruar nga një bashkëfshatar, i cili siç tha ishte lodhur në atë kohë, mirëpo kishte raste kur sërish kthehej për t’u bashkëngjitur në UÇK.

Më pas, nga avokati Moskowitz është kërkuar të kalohet në seancë private.

Dëshmitari me kodin 3165 ZPS-së ka filluar dëshminë e tij të mërkurën, ndërsa para tij janë dëgjuar katër dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë.

Të gjithë kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe në seancë të mbyllur për publikun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Lajme
PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Politikë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Politikë
Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Lajme
Shqiptari në Itali dënohet me 14 vite burg - vrau përdhunuesin e të bijës, detaje nga seanca gjyqësore

Shqiptari në Itali dënohet me 14 vite burg - vrau përdhunuesin e të bijës, detaje nga seanca gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori