Dëshmitari Shefqet Smajli ka deklaruar se i akuzuari Naim Smajli e ka vrarë djalin e tij, E.S shkaku i problemeve me dy banesa në Fushë Kosovë.
Dëshmitari ka thënë se një javë para ditës kritike i akuzuari Naim Smajli ishte paraqitur në Polici sikurse edhe i ndjeri E.S për shkak se kishin pasur probleme pronësore.
Sipas tij, Policia i kishte këshilluar të përmbaheshin nga veprimet e dëmshme.
Këto deklarime dëshmitari Shefqet Smajli, i cili është djali i axhës së Naim Smajlit, i ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është mbajtur shqyrtimi gjyqësor.
Madje, Shefqet Smajli ka thënë se me të akuzuarin kishte pasur probleme pronësore, kishte pasur një proces gjyqësor civil por se i akuzuari nuk ishte paraqitur asnjëherë në gjykatë.
Dëshmitari ka treguar se në ditën kritike ishte telefonuar nga gruaja pasi kishte dëgjuar të shtëna në vendin ku i ndjeri po prente bari me traktor.
Shefqet Smajli tha se në vendin e ngjarjes kishte parë gëzhoja të kallashit dhe se i ndjeri E.S ishte i shtrirë për tokë afër traktorit.
Dëshmitari ka thënë se nuk e mbanë në mend se kur i kanë pasur raporte të mira me të akuzuarin Naim Smajlin.
Po ashtu dëshmitari Smajli sqaroi se i akuzuari Naim Smajli nuk i ka raportet e mira as edhe me fqinjët dhe familjarët e tjerë kryesisht për shkaqe pronësore.
Pasi dha dëshminë tij kryetarja e trupit gjykues gjykatësja Alltën Murseli pyeti palët për propozime të reja për dëgjimin e dëshmitarëve ku prokurorja Limani tha se nuk ka propozime të reja ndërkaq avokat Aslani propozoi dëshmitarët Gzim Gashin, Shukrije Ssmajlin, ekspertin mjeko-ligjor dhe ekspertin e psikiatrisë forenzike.
Mirëpo trupi gjykues refuzoi propozimin e avokatit Asllani për dëgjimin e dëshmitarëve Gashi dhe Smajli pasi që nuk kane qenë dëshmitarë okularë në ditën kritike, si dhe u refuzua dëgjimi i ekspertit mjeko-ligjore pasi që ekspertiza është e kuptueshme.
Ndërkaq u aprovua propozimi për dëgjimin e ekspertëve të psikiatrisë-forenzike.
Seanca e radhës për këtë çështje u caktua me 26 korrik të këtij vitit ku pritet të dëgjohen eksperti i psikiatrisë forenzike me emrin si në shkresat e lëndës.
Naim Smajli po akuzohet nga Prokuroria Themelore për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj E.S ku i ndjeri ishte djalë i të akuzuarit si dhe për veprën penale “mbajte në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me 22 dhjetor të 2022 N.S rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore lidhur me çështje pronësorë me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.
I akuzuari Smajli, sipas aktakuzës, në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.
Me këto veprime N.S akuzohet nga prokuroria për veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.(KPRK).
Gjithnjë sipas aktakuzës N.S nga data e pacaktuar e deri me datën 13 qershor të 2022 ka mbajtur në pronësi armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore dhe me posedimin e tyre i akuzuari Smajli ka kryer edhe veprën penale “Mbajte në Pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, njofton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri