Dëshmi tjera: Të shtëna me armë mbi fëmijë, duke thirrur "Allahu Ekber" (Video)

Personi i armatosur duke thirrur "Allahu Ekber" hapi zjarr në fëmijët që ishin para një McDonalds-i në Munih të Gjermanisë, raporton Daily Mail.
Nga të shtënat janë vrarë nëntë persona e të plagosur llogariten dhjetë të tjerë.
Policia po vazhdon me operacionin e madh në kërkim të tre vrasësve, ku ka përfshirë edhe snajperët në helikopterë.
Se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Ekber” thonë shumë dëshmitarë, ndonëse deri tash ende saktë nuk është vërtetuar se kush qëndron prapa sulmit.
Ndërkohë, Policia gjermane ka arrestuar tre persona afër sheshit Marienplatz. Ende nuk dihet nëse këta kanë lidhje me sulmet kriminale në qendrën tregtare.
Read more: https://www.dailymail.co.uk/news/article-3703705/Major-police-investigation-way-shots-fired-shopping-centre-Munich.html#ixzz4FBE9Pkam
Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook
/Telegrafi/



















































