LAJMI I FUNDIT:

Me dëshirën që të ndjekë të gjithë trendët, manekinia duket sikur është veshur me errësirën e dendur!

Me dëshirën që të ndjekë të gjithë trendët, manekinia duket sikur është veshur me errësirën e dendur!

Hailey Bieber është e njohur sikur dikush që di t’i bashkojë më mirë trendët e pabashkueshëm dhe dikush që ka ndjenjë të hollë për modën, mirëpo veshja e saje fundit ka zhgënjyer të gjithë njohësit e modës

Me dëshirën që të ndjekë të gjithë trendët, manekinia ka bërë kundërvajtje serioze të modës, transmeton Telegrafi.


Xhaketa tepër e dimensionuar, modeli i këtillë i çizmeve, si edhe pantallonat lateks janë në trend, mirëpo kur gjenden në të njëjtin vendin bëhen debakël i vërtetë mode.

Se ndonjëherë është shumë më mirë t’u përmbaheni kombinimeve të thjeshta dhe të mos ndiqen symbyllur bash të gjithë trendët, është dëshmi pikërisht kombinimi i tyre.

Veç kësaj, ata të cilët e kuptojmë pak më mirë modën, thonë që ngjyra e gështenjtë dhe e hirtë assesi nuk do të duhej të bashkoheshin.

Pas publikimit të këtyre fotografive, kanë pasuar komente të shumta.

A mendoni edhe ju që këtë herë e ka tepruar? /Telegrafi/