Poezi nga: Guy de Maupassant
Përktheu: Faslli Haliti
Ëndrra për dikë është, të kishte krahë
T’i ngjitej hapësirës me britmë të madhe,
Të merrte ndër kthetrat gargullin e brishtë
Edhe të tretej në mbrëmje në qiellin e errët.
Të tjerët do të duan të shtypin gjokse
Duke shtrirë mbi dy krahët e tyre të largët
Dhe, pa përkulur belin t’i kapin nga flegrat,
E t’i ndalin me një goditje kuajt e tërbuar.
Sa për mua, unë do të kisha dashur bukurinë fizike:
do të doja të isha i bukur si zotat e lashtë,
Dhe t’u mbetej zemrave një flakë e përjetshme
Me të kujtuar nga larg trupin tim rrezatues.
Unë do të desha që para meje asnjëra të mos mbetej e urtë
Të zgjedh njërën sot, të marr tjetrën nesër;
Sepse unë do të desha të kapja dashurinë në rrugën time,
Siç vjelim frutat duke shtrirë dorën.
Ato, me t’i kafshuar, kanë shije të ndryshme;
Këto shije të ndryshme na i bëjnë më të ëmbla.
Do doja të shëtisja përkëdhelitë e mia endacake
Nga ballet me flokë të zinj, në ballet me flokë të kuq.
Unë do të adhuroja sidomos takimet e rrugëve,
Këto pasione të mishit që një shikim i ndez
Pushtimet e një çasti që zhduket menjëherë
Puthjet e shkëmbyera pas pëlqimit të rastit.
Do të doja në mëngjes të shihja brunen tek zgjohej,
Që të mban të mbërthyer në morsetën e krahëve të saj;
Dhe në mbrëmje, të dëgjoja fjalë me zë të ulët
Nga bionja , balli i së cilës argjendohet në dritë të hënës.
Pastaj, pa një shqetësim në zemër, pa keqardhje përvëluese
Të nisesh këmbëlehtë drejt një ëndrre tjetër.
– Këto fruta s’duhet veçse t’i kafshosh:
Do të gjenim në thelb një shije të hidhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë