Në kuadër të muajit të vetëdijesimit për kancerin e lëkurës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të ofrojë kontrolle falas dermatoskopike për qytetarët, si pjesë e fushatës kombëtare të organizuar nga Euromelanoma Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Dermatovenerologëve të Kosovës.

Kontrollet do të realizohen nga profesionistë të fushës dhe kanë për qëllim zbulimin e hershëm të ndryshimeve të dyshimta në lëkurë, si dhe promovimin e mbrojtjes ndaj rrezatimit UV.


Qytetarët e interesuar mund t’i nënshtrohen ekzaminimeve pa pagesë gjatë muajit maj në ambientet e Spitalit të Pejës/Telegrafi/