Lionel Messi ngriti sytë drejt qiellit dhe thuhet se kërkoi ndihmë nga Diego Maradona përpara penalltisë vendimtare të Argjentinës gjatë finales së Kampionatit Botëror kundër Francës.

Gonzalo Montiel ishte lojtari i radhës për ta ekzekutuar penalltinë e katërt të argjentinasve, duke qëlluar saktë, me Argjentinën që u kurorëzua kampione e botës për herë të parë që nga viti 1986, kur Maradona ishte ylli i skuadrës.


Raportimet pretendonin se Messi po i lutej Maradonës, i cili vdiq dy vjet më parë.

Sipas gazetares Romina Sacher, Messi tha: "Hajde Diego, jepja atij".

Messi kishte shënuar më herët në gjuajtjen e penalltive, me Argjentinën që fitoi përfundimisht 4-2 në 11 metërsha.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Messi është krahasuar shpesh me Maradonën dhe ai tani ka arritur ta imitojë atë duke fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/Amanullah6064/status/1604544477192163329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1604544477192163329%7Ctwgr%5E563231a89897296d03c44285b41a95f56c0c944e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F88095855-lionel-messi-the-incredible-moment-argentine-realised-he-had-won-the-world-cup

telegrafi sport app