Shikuesit e ITV mbetën të hutuar pas ndërprerjes së gjysmëfinales së FA Cup midis Chelseat dhe Crystal Palace - për filmin e animuar “Lion King”.

Dy klubet londineze ishin përballë njëri-tjetrit sot në një “Wembley” të mbushur plot.


Megjithatë, mbulimi televiziv u ndërpre gjatë minutës së 66-të për shfaqjen e Disneyt.

Çuditërisht, filmi i suksesshëm - i njohur për fëmijët - sapo po fillonte në BBC One.

Dhe shikuesit mbetën të frustruar, me disa që pranuan se do ta shikonin më mirë filmin e animuar se sa ndeshjen.

Njëri tha: "Pse dreqin King Lion filloi të shfaqet në mes të lojës së Chelseat?".

Një tjetër shtoi: "Chelsea shënoi gol, gjë që është e trishtueshme, kështu që po, Lion King është më i mirë".

Dhe njëri bëri shaka: "Unë e dua King Lion, por a mund të mashtrosh, të lutem ITV, unë dua të shfaqet gjysmëfinalja e FA Cup, jo Rowan Atkinson duke biseduar si zog".

Blutë e fituan ndeshjen 2-0 dhe në finale do të përballen me Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app