Një ushtare derisa po merrte pjesë në ushtrimin ku po trajnoheshin për t’u hedhur me parashutë, ka përfunduar duke u përplasur në telat e një shtylle elektrike të tensionit të lartë.

Një shpërthim i madh është dëgjuar në momentin që ushtarja preku telat e rrymës, derisa po lëshohej në tokë me parashutë, transmeton Telegrafi.


2 49

Por edhe pse pësoi elektroshok, mrekullisht i shpëtoi më të keqes.

Ajo menjëherë kishte rënë në tokë pas shpërthimit që ndodhi derisa preku telat e rrymës, ndërsa e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar me kamerë.

3 34

Ngjarja ka ndodhur në një kamp ushtarak në Sri Lanka, ku ushtarja është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

4 23

Ndërsa në këtë ushtrim kishte pësuar edhe një ushtar tjetër. /Telegrafi/