Reperi nga Ferizaj, Mozzik, këto ditë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

Ai ka bërë disa postime interesante që pas konfirmimit të lidhjes së re të Loredana Zefit me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.


Pas zyrtarizimit të romancës, artisti pozoi me fanellën e Bayernit duke thënë se është transferuar te ky klub.

Screenshot 16 13 Foto: Screenshot/Instagram

Më pas në klipin e ri “Forever Together” me Kidën, 27 vjeçari ia bëri një 'diss' duke përmendur disa emra të femrave, të cilat i kishte përfshirë në një këngë më parë reperja shqiptare.

I njëjti në postimin e radhës ka bërë të ditur se është beqar teksa në postim shtoi: “Baba beqar”.

Screenshot 17 16 Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit duhet theksuar se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Hana.

Sido që të jetë, ata po vazhdojnë jetën ndaras ndonëse me disa shkrime kundrejt njëri-tjetrit. /Telegrafi/