Deri në ferr dhe kthim prapa: Tregime të tmerrshme të njerëzve të cilët theksojnë që pas vdekjes kanë përfunduar në ferr

Personat të cilët theksojnë që personalisht kanë parë ferrin kanë vendosur që t’i ndajnë përvojat e tyre të tmerrshme me njerëzit e tjerë.
Gjatë rasteve të shumta të përvojave të afërta me vdekjen, viktimat kanë përshkruar se kanë parë se si po u ikte jeta para syve, disa kanë theksuar që janë gjendur para dyerve të parajsës, ndërkaq tani, grupi krejtësisht tjetër i njerëzve tregon përvoja shumë më të errëta.
Ata theksojnë që personalisht kanë parë ferrin.
Angie Fenimore, e cila ka mbijetuar vetëvrasjen, përshkruan se si edhe asaj jeta i kishte vezulluar para syve dhe pas kësaj ishte dërguar në ferr.
Ajo thotë që një herë ka parë errësirë dhe se pastaj janë shfaqur njerëzit për të cilët ajo thotë se gjithashtu vetes ia kanë marrë jetën.
Angie përshkruan se si pastaj ka qenë e dërguar në një fushë të pafund nëpër të cilën janë endur shpirtrat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq edhe Jennifer Perez, e cila thotë që ka humbur vetëdijen pas marrjes së drogës. Edhe pse një herë është dërguar deri te dera e parajsës, në fund ka përfunduar në ferr.
– Kam ndier aromën e sulfurit, sikur të gomave të djegura. Kur kam provuar që të mbulohem, ajo aromë është bërë edhe më e fuqishme. Gjithashtu, qimet në duar m’u zhdukën dhe mundja shumë mirë të ndieja nxehtësinë, i kujtohet asaj.
Ndër personat të cilët kanë përjetuar përvojën e vdekjes së afërt ka qenë edhe Matthew Botsford, i cili ka qenë në komë të shkaktuar mjekësore pasi që ka qenë i qëlluar me revole.
Gjatë asaj kohe Matthew thotë që ka qenë i varur mbi humnerë në të cilën ka qenë magma dhe është torturuar nga krijesat të cilat ia kanë ndukur lëkurën – e cila sërish është përtëritur.
Botsford gjithashtu thotë që pas një kohe të kaluar në komë, nga ferri ka dalë një dorë e madhe e cila i ka thënë që akoma nuk ka ardhur koha e tij.
Sado të jenë të tmerrshme këto dëshmi, ekspertët ende nuk janë të sigurt se çfarë ndodh me ne pas vdekjes dhe me ngulm punojnë për të zbuluar atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë