Derbi i hendbollit ndërmjet Vushtrrisë dhe Istogut

Vushtrria e Istogu takohen në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 17:30.
Istogu ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Ndërkohë, kampionia në fuqi, Vushtrria, është e treta me 30 pikë.
Vushtrriaset do të japin më të mirën për të ndalë liderin, ndërkohë që Istogu udhëton për të vazhduar me fitore.
Të enjten janë edhe ndeshjet Drita – Ferizaj (17:30), Kastrioti – Ulpiana (17:00) dhe Vjosa – Vëllaznimi (17:00).
Kurse ndeshjet e të mërkurës janë: Shqiponja – Prishtina (14:30), Samadrexha – Jusuf Gërvalla (17:30).

Top Lajme
kh dritasporti në rajonin e gjilanitsporti në rajonin e ferizajtsporti në rajonin e mitrovicëskh ulpianakh jusuf gërvallasporti në rajonin e prishtinëskh prishtinakh samadrexhakh istogusporti në rajonin e pejësfhksporti në rajonin e gjakovëskh vjosakh vushtrriakh ferizajhendbollkh shqiponjakh vëllaznimikh kastrioti
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































