LAJMI I FUNDIT:

Derbi anglez për transferimin e Guedes

Derbi anglez për transferimin e Guedes

Manchester Unitedi dhe rivalët e tyre të mëdhenj, Liverpooli, janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit anësor të Paris Saint-Germain, Goncalo Guedes, i cili është i huazuar te Valencia.

Klubet angleze janë të interesuara për përforcimin e skuadrave të tyre, pasi duan të jenë konkurrues në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mediumi i njohur El Confidencial, raporton se skuadra e mëdha nga Liga Premier duan të forcojnë radhët e tyre gjatë këtij afati kalimtar dhe tashmë kanë piketuar objektivat.


Dhjetë golat më të mirë në La Liga për vitin 2017 - Nga 'bombat' e Griezmannit e Asensios deri tek solo aksioni i Messit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dhjetë golat më të mirë në La Liga për vitin 2017 - Nga 'bombat' e Griezmannit e Asensios deri tek solo aksioni i Messit (Foto/Video)

Sipas këtij mediumi, 21-vjeçari i talentuar portugez, Guedes, është shfaqur si një objektiv madhor për të dy klubet angleze.

Guedes duke shënuar njërin nga golat e shumtë këtë sezon në La Liga

Pas një kalimi të madh nga Benfica në PSG në janar të vitit të kaluar, Guedes u përpoq të bënte përshtypje, por konkurrenca nuk i lejoi shumë hapësira ta shfaq talentin e tij.

Pas kësaj, Guedes u dërgua në huazim te skuadra e madhe nga La Liga, Valencia, duke shkëlqyer me shumë gola të shënuara dhe asistime të dhuruara.

Ronaldo e do Guedesin në vend të Bale, ia propozon edhe Perezit
Lexo po ashtu Ronaldo e do Guedesin në vend të Bale, ia propozon edhe Perezit

Klubi spanjoll nuk ka mundësi blerje pas huazimi është i thjesht, kështu që skuadrat tjera duan t’i drejtojnë ofertat e tyre drejt sheikëve të Parisit, të cilët kanë nevojë për të holla për të mos prishur financat e UEFA-s.

Për Guedes interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe skuadra tjetër angleze, Arsenali, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Ndërkombëtare
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Përfaqësueset
Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Foda flet për gjendjen e Amir Rrahmanit dhe Valon Berishës që stërvitën të ndarë me grupin

Foda flet për gjendjen e Amir Rrahmanit dhe Valon Berishës që stërvitën të ndarë me grupin

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori