Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësith bashkëshortja e Rexhep Selimit, u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Selimi ka shënuar në profilin e saj se “jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa, dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkruan me krenari për UÇK-në”.


“Jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkuan me krenari për UÇK”, ka thënë Selimi.

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi gjithashtu ka publikuar edhe disa foto ku shihet mes motoristëve duke marshuar.

Përndryshe, ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./Telegrafi/