LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LDK-së: Skandalet e Qeverisë, dita ditës po bëhen të zakonshme

Deputetja e LDK-së: Skandalet e Qeverisë, dita ditës po bëhen të zakonshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se është bërë e zakonshme që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje të ketë skandale.

Në RTV Dukagjini, Krasniqi ka deklaruar se veprimet e deritanishme të partisë që qeveris me vendin janë të pakuptueshme për të.

“Kjo qeverisje karakterizohet vetëm nga skandalet dhe aferat korruptive dhe kriminaliteti. Dita ditës këto skandale po bëhen të zakonshme. Nuk e kam besuar asnjëherë se nga ky pushtet të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën tash të na kthejnë shpinën. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si Kurti i thotë ‘naiv’ sekretarit të shtetit. Nuk e kam kuptuar se si një pushtet nuk bën asgjë vetëm se si të ikin qytetarët nga ky vend, nuk e kuptoj se si i mbron të korruptuarit”, ka deklaruar Krasniqi.


Krasniqi ka përmendur edhe mungesën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për të raportuar për marrëveshjen e Bratisllavës në Komisionin për Integrime Evropiane. Pas mungesës së tij herën e fundit, Krasniqi thotë se shpreson që Bislimi  të raportoj në javën e dytë të shtatorit.

“Sa i përket sanksioneve të SHBA-së, kam ftuar zëvendëskryeministrin Bislimi të raportojë për marrëveshjen e Bratisllavës por ai nuk ka marrë pjesë ndonëse e caktojë datën dhe orën. E dimë se tashmë janë pezulluar marrëveshjet që kanë të bëjnë me IPA-n, takimet ndërkombëtare, mirëpo ne si komision kemi vepruar që të gjitha projektet që janë në mes IPA-së dhe Kosovës t’i kemi si komision por ende nuk kemi marrë përgjigje”, ka deklaruar Krasniqi.

Lidhur me Kryeministrin Kurti, Krasniqi ka deklaruar se i njëjti do duhej të dakordohej me BE-në dhe SHBA-në që Kosova të mos arrinte deri në fazën e deritanishme. Ajo deklaroi se Kurti ka shkelur të gjitha kauzat e tij gjatë kohës në pushtet.

Si jo rrallëherë, Krasniqi ka deklaruar se largimi i Qeverisë Kurti, sa më herët do ishte më mirë për qytetarët. Jo më ndryshe mendon edhe për zgjedhjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori