LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se është kërcënuar dy herë gjatë ditës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se është kërcënuar dy herë gjatë ditës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë është kërcënuar dy herë.

Ajo ka thënë se një herë është kërcënuar rrugës duke shkuar në punë dhe një herë tjetër në zyrën e saj në Fakultetin e Mjekësisë.

“Le ta kuptoj kushdo që është pas që nuk munden me më kërcënu, shantazhu dhe që vendimet e mija do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.


Ndryshe, e njëjta është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. /Telegrafi/