LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Ervin Bushati, për bastet: Qendra rehabilitimi për ata që kanë krijuar varësi

Deputeti Ervin Bushati, për bastet: Qendra rehabilitimi për ata që kanë krijuar varësi

Nisma e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve dhe sistemuar lojërat e fatit, i ka “turbulluar jo pak ujërat” në jetën politike, por edhe në diskutimet përditshme mes qytetarëve, për të dhënë një ide më të qartë se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit, i ftuar në “Top Talk” ka qenë deputeti Ervin Bushati.

Synimi, sipas tij është dekurajimi i kësaj industrie, si dhe menaxhimi sa më i mirë i saj.
“Qytetarët na kanë mbështetur për të dekurajuar ekonominë e vesit të lojërave të fatit. Kemi marrë si standard ligjin në Gjermani e Francë. Kjo nuk do të thotë monopolizim. Por kjo do të thotë që shteti të jetë i kujdesshëm. Do të kalojë në histori si një prej reformave më të madha në Shqipëri. Sot kam paraqitur një amendim tjetër që kërkojmë që akomodimi i tyre të jetë të hotelet me 5 yje të certifikuara nga brendet ndërkombëtare”, u shpreh Bushati, teksa thekson se do të ketë edhe qendra rehabilitimi për personat që do të krijojnë varësi.

Më tej ai sqaroi edhe disa masa që mund të merren në vijëmësi të këtij projekt ligji janë: “Pikat e lojërave të fatit do të jenë shumë më të pakta. Nëse dikujt do i shkojë ndërmend që të hapë një pikë bastesh ilegale, në disa vende të botës dënohen me 10 vite burg. Nuk do të lejohen as lojërat online që janë në shumë vende të botës, por që s’ka një seli në Tiranë”. /Top Chanel/


Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori