LAJMI I FUNDIT:

Deputetët shkelin Ligjin për Prokurori Publike, Joveski largohet më 25 dhjetor – nuk ka konkurs për prokuror të ri

Deputetët shkelin Ligjin për Prokurori Publike, Joveski largohet më 25 dhjetor – nuk ka konkurs për prokuror të ri

Informacioni se duhet të shpallet konkurs për prokuror të ri republikan ka arritur në Kuvend, por ende nuk është votuar nga deputetët.

Me mosvotim, deputetët e shkelin Ligjin për Prokurori Publike, pasi Ljubomir Joveskit mandati i skadon më 25 dhjetor, ndërsa në ligj thuhet se konkursi duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe dy gazeta ditore (një në shqip dhe një në maqedonisht), dy muaj para skadimit të mandatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura, e cila parashikon korrespondencë nëpër disa institucione, ka nisur në kohë.


Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, thotë se më 3 tetor e ka njoftuar qeverinë se Joveskit i skadon mandati dhe qeveria po atë ditë ka dërguar informacion në Kuvend.

“Më 3 tetor Ministria e Drejtësisë e ka informuar Qeverinë dhe po atë ditë është vënë në dijeni Kuvendi, nga ku është kërkuar nisja e procesit për zgjedhjen e prokurorit të ri publik”, tha Lloga për “A1on”.

Nëse shpallja nuk publikohet për kohë të shkurtë, mund të shkelen afatet e tjera të përcaktuara me ligj, pasi kandidatët mund të aplikojnë 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Më pas, Këshilli ka afat të ri prej 15 ditësh për të paraqitur mendimin e arsyetuar pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët dhe nëse nuk ka mendim pozitiv, ka edhe 15 ditë për regjistrimin e kandidatëve. Nëse edhe atëherë nuk ka opinion pozitiv, njoftimi përsëritet, me çka Maqedonia do të mbetej pa prokuror të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori