Deputetët e Maqedonisë vazhdojnë me harxhime të majme për të shkuar në punë
Për vetëm gjashtë muaj janë deputetët përsëri kanë bërë harxhime rrugore me mbi 10.000 euro, tregojnë të dhënat që i publikoi ‘makfaksi” me shfrytëzimin e qasjes së lirë të informacioneve, në pesë muajt e para të këtij viti si dhe muajit të fundit të vitit 2017.
Në listën e top 20 deputetëve sipas harxhime rrugore në këtë periudhë, rekordin e mban deputetja e LSDM-së, Beti Rabaxhieska dhe ajo për gjashtë muaj, nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të këtij viti do të marr 11.770 euro. Mira Stojçevska nga LSDM-ja, këtë herë do të marr 10.396 euro, ndërsa Alija Kamberovski nga partia PAE përsëri është në mesin e deputetëve që kanë shuma më të larta për harxhime rrugore, me 10.355 euro.
Për vetëm gjysmë viti, deputetja e LSDM-së, Aneta Simeska – Dimoska do të fitojë 8359, kurse kolegët e saja nga partia, Hari Llokvenec dhe Milleva Gorgjieva, do të marrin mbi 7 mijë euro, Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët 7962 euro dhe Agim Shaqiri nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të marr 7.600 euro. Lista e plotë mund të shihet në tabelë.
Për më shumë muaj zvarritje, zvogëlimi i harxhimeve rrugore më në fund erdhi në agjendën e deputetëve. Deri sa po përpunohet zgjidhje e re, pjesë e deputetëve përsëri marrin shuma të larta për harxhime rrugore për shkak të sistemit të vjetër të Kuvendit të llogaritjes që ende është aktual, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për dallim nga më parë, në harxhimet e listës së re dominojnë deputetët e LSDM-së, që me siguri është për shkak se në periudhën kur është bërë llogaritja e harxhimeve rrugore, deputetët e OBRM-PDUKM-së e bojkotuan Kuvendin.
Deputetja Beti Rabaxhieska Naumovska thotë se këtë herë ka më shumë harxhime rrugore për shkak se është prej deputetëve që jeton më së largu.
“Ne e propozuam Ligjin që të zvogëlohen, unë jam te propozuesit, dhe propozuam nëse mund që të kemi zgjidhe për të qëndruar apo banesë ose të zvogëlohen për 20% harxhimet rrugore. Unë e kam destinacionin më të largët, nga Resnja në një drejtim rrugëtoj 205 kilometra”, thotë Rabaxhieska Naumovska.
Mira Stojçevska e cila në periudhën e kaluar ka qenë e kritikuar nga publiku për shkak të shumave të larta për harxhime rrugore për Makfaks thotë se ajo secilën ditë rrugëton nga Dellçeva për 168 kilometra në një drejtim dhe është e rregullt në të gjitha komisionet dhe në të gjitha seancat. Ajo thotë se për harxhimet e larta rrugore nuk janë fajtorë vet deputetët sepse ata që jetojnë larg nuk kanë opsione tjera për rrugëtim dhe sistemi i llogaritjes është vendosur ashtu që t’i llogarisë sipas largësisë të vendit ku jeton deputeti.
“Pikërisht ne jemi iniciatorë për ndryshimet dhe zvogëlimin e harxhimeve rrugore, metëvërtetë nuk dua që të kem presion nga opinioni, për diçka që nuk jemi fajtorë dhe nuk kemi opsion tjetër të udhëtojmë. Shpresoj që më në fund do të zgjidhet problemi. Marr pjesë në të gjitha seancat dhe komisionet dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur të vonohem. Deri më tash edhe rruga ishte shumë e rrezikshme, shyqyr Zotit që kjo qeveri arriti të rikonstruojë rrugën Koçan-Dellçevë. Tash mbaroi, dhe është më i mirë udhëtimi:, thotë Stojçevska për Makfaks.
Deputeti Hari Llokvenec thotë se ai është nga Prilepi dhe me veturë që është 13 muaj e vjetër, ka kaluar tashmë 69 mijë kilometra.
“Secilën ditë udhëtojmë, lirisht mund ta shihni dhe ta fotografinë veturën. Mendoj se me këtë gjithçka është thënë dhe të gjithë do të kuptojnë se për çka kanë të bëjnë harxhimet rrugore”, thotë Llokvenec për Makfaks./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova