Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës siç është thënë janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare.


Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.

311375345 2140528969484416 7781053124021782840 n Foto: Telegrafi

Në mesin e tyre duhet theksuar se është edhe aktorja e njohur nga Gjilani njëherësh deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi.

Tetori ndërkohë në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

289983898 2015529461970353 3473004969781657504 n Foto: Telegrafi

Ky muaj ka për qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

311429528 1296847697823130 5583249436150351106 n Foto: Telegrafi

Vlen të ceket se përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha më të reja. /Telegrafi/

311334177 1190110135183290 3980763792507561423 n Foto: Telegrafi