Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar edhe njëherë që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ndodh.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë thënë se tani është koha që të themelohet Asociacioni.
Chollet dhe Escobar thonë se ka pasur shumë diskutime për Asociacionin, por tani sipas tyre, dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.
“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”.
“Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”, thuhet në tekstin e tyre autorial.
Ndaj kësaj këkrese të SHBA-ve kanë ardhur reagimet nga deputetët e LVV-së.
Deputeti Adnan Rrustemi ka thënë se Asociacioni nuk mund të jetë as në qendër e as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Që nga fillimi, Kosova ka thënë se Plani Franko-Gjerman është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Ndërkohë që Serbia, në mbledhjen e Këshillit të saj të Sigurisë, me 27 tetor zyrtarisht dhe njëzëri e kishte refuzuar atë propozim duke e cilësuar si të papranueshëm. Serbia as sot nuk e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman. Rendi i gjërave ishte i qartë: normalizim i plotë i marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër, siç ka thënë Presidenti Biden, përmes planit Franko-Gjerman, të mbështetur nga ShBA. Asociacioni nuk mund të jetë as në qendër as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve sepse synim e ka abnormalizimin e vendit tonë”, ka shkruar Rrustemi.
Deputetja Tinka Kurti ka thënë se kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq deputetja tjetër e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se themelimi i Asociacionit është “tendencë perverse mbi Kosovën”.
“Para 10 vjetëve ‘Zajednicën’ në parim e nënshkroi Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin. Para 8 vjetëve ‘Zajednicën’ me përmbajtje e nënshkroi Isa Mustafa me Aleksandar Vuçiqin. Tash, po duan që ‘Zajednicën’ ta zbatojnë me kundërshtarin më të madh të saj Albin Kurtin. Tendencë perverse mbi Kosovën”, ka shkruar Kyreziu-Hyseni.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania