Ndryshimet e mëdha hormonale që ndodhin tek gruaja pas lindjes janë nga shkaqet kryesore të asaj që quhet “baby blues” dhe të depresioneve pas lindjes.
Fare pak kohë pas konceptimit të fëmijës në trupin e nënës, përqindja e hormoneve të saj, veçanërisht e progesteronit dhe e estrogjeneve, rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe kjo mbetet e lartë gjatë gjithë shtatzënisë. Por 72 orë pas lindjes, ato bien në mënyrë tepër të ndjeshme. Progesteroni bie gjersa më së fundi zhduket.
Gjatë kësaj rënie hormonale, trupi i gruas e ka të vështirë të adoptohet. Dhe kjo ndjehet menjëherë në botën e ndjenjave të saj dhe në funksionimin mendor, çka mund të sjellë dhe depresione. Një lodhje ekstreme e trupit të gruas mund të vijë dhe si pasojë e një mungese kaliumi në trupin e saj. Por kjo ekuilibrohet përmes ushqimeve të pasura në kalium, siç janë bananet apo domatet.
Ndryshimet e humorit
Ndryshimet e humorit pas lindjes tek një grua ndodhin në mënyrë të ndryshme: Meqë rënia e hormoneve është brutale, rreth 80% e grave përjetojnë atë që quhet “baby blues”, e cila shoqërohet me kriza të qarash, ndryshime të humorit, irritime dhe ankthe.
Zakonisht “baby blues” ndodh gjatë 3-5 ditëve pas lindjes dhe zgjat rreth 9-10 ditë. Shfaqja e saj shpesh koincidon me ardhjen e qumështit në gjirin e nënës (e cila ndodh si pasojë e vet ndryshimeve hormonale). Që në shekullin e XIX, kjo lloj gjendje e acaruar e gruas pas lindjes quhej “ethja e qumështit”.
Pas entuziazmit të parë të marrjes së fëmijës në duar, gruaja ndjen një gjendje të vështirë brenda vetvetes. Ka gra që e ndjejnë veten të paaftë për tu kujdesuar për beben, duke përjetuar një gjendje ankthi. Por duhet ditur se asnjë grua nuk di ti bëjë gjërat menjëherë në mënyrë perfekte.
Duhet të jeni tolerante ndaj vetvetes. Mësimi si të përkujdesesh për fëmijën kërkon kohën e vet. Ndodh që ju mund të ndryshoni ndjenjat dhe ndaj bashkëshortit tuaj. Kjo nuk do të thotë se ju e doni më pak atë, apo se marrëdhëniet tuaja po keqësohen. Jo! Mundet që kjo ndjenjë është duke u pjekur dhe bërë më e pasur dhe më e fortë ndaj tij.
Është e rëndësishme që ju ti diskutoni ndryshimet tuaja me partnerin tuaj, pasi kjo do t’ju ndihmojë të kapërceni stresin e pësuar nga lindja dhe të pengoni që shqetësimi të prekë psiken tuaj. Lodhja e ditëve të para pas lindjes është normale dhe e pashmangshme, por kjo duhet harruar. Nëse ndjeheni e lodhur, shtrihuni dhe ngrijini këmbët disi mbi nivelin e kokës suaj.
Ndihma pas lindjes
Dhjetë për qind e grave janë të prekura nga depresioni pas lindjes. Ai është i ndryshëm nga “baby blues”. Ky lloj depresioni zgjat më shumë dhe është më problematik, pasi ka nevojë për një ndjekje mjekësore. Është një shqetësim psikiatrik që mund të bëhet i pa kontrollueshëm nëse nuk mjekohet. Pra ka nevojë për një ndihmë të specializuar dhe sa më të shpejtë. Duke u trajtuar, depresioni zhduket normalisht brenda disa javëve.
Simptomat
Simptomat që tregojnë depresionin post-natal janë të shumta. Ato ndryshojnë nga një grua në tjetrën. Ka gra që vuajnë nga një lloj letargjie, ankthi, tensioni, paniku, pagjumësie, ndjenja e fajit, mungesa e përqendrimit, etj.
Trajtimi
Sigurisht ilaçet janë të nevojshme por në veçanti rol të madh luan mbështetja e familjes dhe e miqve përreth. Zakonisht mjekët këshillojnë përdorimin e anti-depresorëve. Përmirësimi është i ngadaltë dhe progresiv. Por ilaçet duhen vazhduar të merren edhe pse mund të ndjehemi mirë. Disa ilaçe kanë efekte dytësore: tharje të gojës, përgjumje, gjendje konfuze…Nëse gjendja juaj rëndohet para menstruacioneve, mund të bëhen injeksione me progesteron për të shmangur këtë lloj tensioni paramenstrual.
Psikoza e lehonës
Kjo formë e rrallë psikotike e depresionit të pas-lindjes që prek 0,1% të grave, ndodh kur personi humbet kontaktin me realitetin dhe mund të ketë halucinacione. Kjo gjendje kërkon një shtrim në spital dhe një trajtim intensiv me ilaçe, psikoterapi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
E shpallur si femra më tërheqëse në botë, Ashley Graham rrëfen se në moshën 12 vjeçare i kishin thënë të humbte peshë
Kaia Gerber duket se po largon një nga tatuazhet e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit