LAJMI I FUNDIT:

Depp: Kam jetuar në një gjendje kaotike në pesë vitet e fundit

Depp: Kam jetuar në një gjendje kaotike në pesë vitet e fundit
(Foto: IndieWire/Getty Images)

Johnny Depp ka thënë në një intervistë për The Sunday Times se industria e Hollywoodit po e bojkoton atë për shkak të akuzave të rreme se e rrahu ish-gruan e tij, Amber Heard.

Aktori e përmendi këtë ndërsa fliste për filmin e tij të fundit “Minamata”. Premiera u shfaq javën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk ka indikacione se do ta ketë premierën edhe në Amerikë.

“Disa filma prekin njerëzit dhe ky është një prej tyre. Historia që tregon është e ngjashme me timen. Si njeri dhe aktor, unë kam qenë në një situatë të pashpresë vitet e fundit. Hollywoodi po më bojkoton për shkak të pohimeve të rrejshme. Jam duke u angazhuar që t’i nxjerr gjërat në dritë”, ka thënë ai.


Johnny Depp thotë se është bojkotuar nga Hollywoodi për shkak të grindjeve dhe çështjeve ligjore me Amber Heard
Lexo po ashtu Johnny Depp thotë se është bojkotuar nga Hollywoodi për shkak të grindjeve dhe çështjeve ligjore me Amber Heard

Në “Minamata”, Depp luan rolin e W. Eugene Smith, një fotoreporter që vizitoi qytetin Minamata në Japoni në vitet 1970 për të dokumentuar efektet e helmimit nga merkuri.

I pyetur nëse ai identifikohej me gjendjen e dëshpërimit të Smithit, aktori u përgjigj: “Unë nuk iu qasa interpretimit të personazhit të Smith në atë mënyrë, por prapë tregova disa nga ndjenjat e mia. Kam jetuar në një gjendje kaotike në pesë vitet e fundit”.

Depp dhe Heard u shkurorëzuan në vitin 2017, pasi ajo e akuzoi për sulm fizik, ndërsa aktori i mohoi të gjitha akuzat. Në nëntor të vitit të kaluar, Depp humbi një padi për shpifje kundër revistës britanike The Sun, e cila e quajti atë ngacmues në një artikull të vitit 2018.

Johnny Depp fiton betejën me Amber Heard - kërkon të përmbushet premtimi për marrëveshjen e divorcit prej shtatë milionë dollarësh
Lexo po ashtu Johnny Depp fiton betejën me Amber Heard - kërkon të përmbushet premtimi për marrëveshjen e divorcit prej shtatë milionë dollarësh

Në mars të këtij viti, ai deklaroi se Heard ra dakord që ajo të dhuronte shtatë milionë dollarë që mori nga divorci për bamirësi. Ai gjithashtu argumentoi se ky aktgjykim duhet të rrëzohet, por gjykata megjithatë e la në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori