LAJMI I FUNDIT:

Depilimi me dyllë ‘Gold’ – Udhëzues për fillestarët

Depilimi me dyllë ‘Gold’ – Udhëzues për fillestarët

Për këtë trajtim duket se është me vend shprehja “të dukesh e bukur, duhet të vuash pak”

Antigona Mahmutaj
Estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407


Ҫfarë të presim?

Depilimi me dyllë ‘Gold’ është proces për largimin e qimeve të padëshiruara në të gjitha pjesët e trupit (fytyrë, krahët, nënsqetullat, zona bikini dhe këmbët…).

Përparësia qëndron tek përbërja me ar i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës shumë më të shpejtë dhe ka irritim minimal të lëkurës.

Ekzistojnë dy lloje të depilimit: të ngrohtë dhe të ftohtë.

Përgatitja për depilim:

Nëse brengoseni për dhimbjen, një lëkurë e hidratuar është elastike dhe më pak e ndjeshme.

Vlen të ceket se depilimi rekomandohet dy-tre ditë pas ciklit menstrual, që të keni më pak ndjeshmëri.

Preferohet të bëni një dush me skrab, në mënyrë që lëkura të jetë më e butë, zgjeron poret, eliminon qelizat e vdekura, nxjerrë në sipërfaqe edhe qimet nën lëkurë. Në këtë rast depilimi është më pak i dhimbshëm.

Estetistët rekomandojnë pas depilimit me dyllë, pak masazhit me vajra natyrale dhe pa alkool për të rikthyer butësinë dhe hidratimin e lëkurës.

Ju këshillojmë 24-48 orë t’i shmangeni ekspozimit në diell dhe palestrës. /Telegrafi/