LAJMI I FUNDIT:

Dënohet kleriku i ISIS në Britani, lidhje me 500 xhihadistë

Dënohet kleriku i ISIS në Britani, lidhje me 500 xhihadistë

Rekrutuesi më i suksesshëm i xhihadistëve islamikë, një klerik që predikonte urrejtjen rrezikon mbi një dekadë në burg, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë britanike, i akuzuar për nxitje të terrorizmit.

Anjem Choudary është shpallur fajtor se ka bërë thirrje për mbështetjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik, përmes një serie leksionesh dhe predikimesh në “Youtube”. Ekspertët e sigurisë besojnë se ai është i lidhur me 500 xhihadistë britanikë që janë larguar nga Britania drejt Sirisë dhe Irakut. Ndjekja panale e klerikut 49-vjeçar nga Londra lindore, i cili ka luajtur si “macja me miun” me policinë britanike,  vjen pas një hetimi disa miliona sterlinash nga “Scotland Yard”-i, i cili synonte t’i jepte fund rreth dy dekadave të predikimeve ekstremiste nga ky klerik.

Procesi gjyqësor ishte testi më i rëndësishëm i limiteve të lirisë së fjalës gjatë një dekade në Britani, që nga koha e dënimit të predikuesit tjetër famëkeq të urrejtjes fetare, Abu Hamza. Kleriku Choudary kishte deklaruar besnikërinë ndaj udhëheqësve të ISIS gjatë një takimi në një restorant në lindje të Londrës bashkë me një grup prej pesë besimtarësh. Ky betim u bë pas tre ditësh kur Abu Bakr al Bagdadi,  kreu i ISIS, deklaroi rivendosjen e Kalifatit të lashtë Islamik, transmeton tch.


Choudary u bë i njohur pas sulmeve të 11 shtatorit, ku në një konferencë shtypi lavdëronte Bin Ladenin. Të njëjtën gjë bëri edhe pas sulmeve terroriste të korrikut në 2005 në Londër. Ai vazhdimisht deklaronte se ; “‘Flamuri i Islamit do valvitet mbi Downing Street. Myslimanët po ngrihen  që të vendosin Sherihatin në Pakistan, Afganistan dhe ndoshta ne Londonistan”, deklaronte publikisht  ky klerik.

Ai ka mbi 32 mijë ndjekës në “Twitter” dhe llogaria e tij mund të ndiqet ende online edhe pas kërkesave zyrtare vitin e kaluar për mbylljen e saj. Dënimi për të do jepet muajin e ardhshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori