LAJMI I FUNDIT:

Dënimin e ish-kreut të AKI-së për arrestimin dhe deportimin e gylenistëve, media turke e vlerëson të turpshëm

Dënimin e ish-kreut të AKI-së për arrestimin dhe deportimin e gylenistëve, media turke e vlerëson të turpshëm

Media turke i kanë bërë jehonë dënimit të ish-shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.

“Një vendim i turpshëm është marrë në Kosovë”, kështu e nis raportimin mediumi turk, Aksam, i cili jep detaje në lidhje me dënimin e ish-shefit të AKI-së.

Gashi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” me rastin e arrestimit të gylenistëve në Kosovë.


Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim
Lexo po ashtu Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim

Në vitin 2018, në një operacion të përbashkët të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe inteligjencës turke, MİT, janë arrestuar gjatë anëtarë të FETO-s dhe u dërguan në Turqi.

Përveç vuajtjes së dënimit me burg, Gashit iu ndalua edhe çdo detyrë publike për katër vjet pas lirimit.

Ndërkohë, Valon Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Shtetësisë dhe Emigracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, dhe Rrahman Sylejmani, ish-shefi i Departamentit të Emigracionit dhe të Huajve në Policinë Kufitare, të cilët ishin gjykuar së bashku me Gashin, janë shpallur të pafajshëm për mungesë provash të mjaftueshme.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj si dhe Driton Gashin.

Haradinaj kishte deklaruar se operacioni ka ndodhur pa dijeninë e tij. Gjithashtu edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte bërë të ditur se nuk kishte dijeni për arrestimet.

Në atë kohë, shumë vende, veçanërisht SHBA-ja dhe Britania e Madhe e cilësuan operacionin si të paligjshëm dhe i cili shkel të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori