LAJMI I FUNDIT:

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.

Kjo ishte hera e tretë që FSHF mori dënim për incidentet e shkaktuara nga tifozët në ndeshjet që Shqipëria i zhvilloi në Euro 2024, transmeton Telegrafi.

Fillimisht FSHF ishte dënuar për ndeshje e parë ndaj Italisë me 37375 euro. Arsyeja e dënimit ishte për ndezjen e fishekzjarreve, hedhjen e sendeve, pushtimin e fushës dhe transmetimin e mesazheve provokuese dhe të papërshtatshme për një event sportiv.


Shuma u rrit për 10 mijë euro në përballjen ndaj Kroacisë, ku FSHF mori 47500 euro gjobë. Arsyet ishin të njëjta, ndezje e fishekzjarreve, pushtim i fushës dhe transmetim i mesazheve provokuese të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian
Lexo po ashtu UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Pasi që tifozë shqiptarë ishin përsëritës të këtyre veprave, dënimi u rrit dukshëm ndaj Spanjës, ku fatura shkoi në 86500 euro dënim. Arsyet ishin të njëjta sikurse ndaj Italisë dhe Kroacisë.

FSHF në total në EURO 2024 u dënua me 171,375 euro, duke u bërë kombëtarja më e dënuar në Kampionatin Evropian që po vazhdon në Gjermani.  Kjo sa i përket fazës së grupeve.

Kombëtarja e Shqipërisë u largua nga faza e grupeve me vetën një pikë, pas barazimit 2-2 ndaj Kroacisë, ndërsa humbi nga Italia (2-1) dhe Spanja (1-0). /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori