Mesfushorit turk, Arda Turan i ka kushtuar shumë protestimi ndaj gjyqtarit.

Në ndeshjen Istanbul Basaksehir - Sivaspor, Turan reagoi ashpër ndaj gjyqtarit ansorë.


Mesfushori i Barcelonës i huazuar tek Basaksehir ka shtyrë dhe sharë gjyqtarin.

Federata e Futbollit të Turqisë, e ka dënuar me 10 ndeshje mos lojë për shkak të sulmit ndaj ansorit.

Me tri ndeshje tjera mos lojë për arsyejen se ka sharë gjyqtarin dhe me tri të tjera se e kërcënoi atë.

arda turana en az 8 mac ceza khdq

Ky është dënim rekord në kampionatin turk për një futbollist.

Basaksehir në këtë takim me Sivasporin barazoi me rezultat 1-1 duke mbetur mbrapa në luftën për titull.

Kujtojmë që Turan është i huazuar me të drejtë blerje nga skuadra turke.

Ky dënim i lojtarit mund të ulet pas ankesës që pritet ta bëjë Basaksehir. /Telegrafi/

telegrafi sport app