LAJMI I FUNDIT:

Demolli takon eurodeputetët, flasin për transformimin e FSK-së dhe sigurinë në Kosovë

Demolli takon eurodeputetët, flasin për transformimin e FSK-së dhe sigurinë në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli takoi deputetë të Parlamentit Evropian, ndërsa u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK, duke theksuar se “Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik”.

Gjithashtu, Demolli i njoftoi eurodeputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK, e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK.


Ministri lidhur më këtë tha se është në fazën finale përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen në karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.

Deputetët e Parlamentit Evropian në këtë takim ishin Tonino Picula nga Kroacia, Angle Dizhambazki nga Bullgaria, Lars Adaktusson dhe Jasenko Selimoviq nga Suedia, Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori