LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -1° cloudy

“Democraci Plus” auditon dy projekte kapitale në Lipjan

“Democraci Plus” auditon dy projekte kapitale në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditës ka pritur në takim Valmir Ismailin , përfaqësues nga Democraci Plus (D+) me të ciluin kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për themelimin e “Ekipit të Auditimit Social” në projektet ”Ndërtimi i Çerdhes në Rufc të Ri faza e II dhe “Ndërtimi i Sallës së Sporteve në Shkollën Ismail Luma në Lipjan”, projekte këto nga granti i performances komunale (DEMOS) mbështetur nga programi për Decentralizim dhe përkrahje të Komunave Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia Helvetas zbatuar nga Swiss Intercooperation në Kosovë.

Ky ekip i auditimit do të angazhohet për t’i monitoruar dhe përcjellur punimet në këto projekte kapitale.

Kryetari Ahmeti, është shprehur bashkëpunues dhe ka falënderuar projektin DEMOS për bashkëpunimin si dhe përfaqësuesve të Democraci Plus (D+) u ka ofruar mbështetje në realizimin e këtij projekti.


“Ftojmë edhe qytetarët lipjanas që të jenë sa më aktiv në procesin e auditimit social për të shtuar edhe më tutje transparencën dhe llogaridhënien institucionale”, ka thën[ midis të tjerash Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Lipjanit është përzgjedhur që edhe në këtë vit të jetë pjesë e projektit të “Auditimit Social”, ku qytetarët do të monitorojnë më për së afërmi zbatimin e projekteve kapitale dhe do të shpalosin perspektiven e tyre me qëllim që investimet të cilat realizohen nga komuna të jenë sa më afër kërkesave të qytetarëve.

Në trend

Më shumë
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
LVV e PDK

LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori