LAJMI I FUNDIT:

Demiri: UDB-ashi Nexhmedin Ajeti më thoshte vishu trashë që të mos mbesin shenjat e pendrekut në trup

Demiri: UDB-ashi Nexhmedin Ajeti më thoshte vishu trashë që të mos mbesin shenjat e pendrekut në trup

Ish e burgosura politike, Vezire Demiri ka thënë se Nexhmedin Ajeti ishte UDB-ashi i cili përdori tortura çnjerëzore ndaj saj në burgun e Mitrovicës.

Ajo ka rrëfyer se si Ajeti i thoshte veshu trashë që të mos mbesin shenjat e ‘pendrekut’ (shkopit të gomës) në trup gjatë torturave.

“Nexhmedin Ajeti, vëllau i drejtorit të burgut, Ajet Ajeti përdorte dhunë. Më thoshte veshu më trashë, tri katër parë tesha, që mos të mbetet pendreku në trup”, ka rrëfyer Demiri.


Demiri ka thënë se përveç Nexhmedin Ajetit në Mitrovicë ajo ishte marrë në pyetje edhe nga një person me emrin Muharrem, për të cilin tha se nuk përdori dhunë por u soll mirë me të.

“Muharrem e ka pas emrin. Por ky është sjell shumë mirë. Bekteshi a e ka pas emrin nuk e di, por emrin Muharrem e ka pas por ky është sjell shumë mirë. Me sa e kujtoj unë ka qenë i Llaushës, veç u sjell mirë, ky nuk ka përdor dhunë”, ka treguar ajo, për Debat Plus të RTV Dukagjini.

Sipas Demirit, dhunë më së shumti ka përdorur në burgun e Mitrovicës, Nexhmedin Ajeti dhe disa gra që ishin si police.

“Ka qenë Fevzija, ajo jo që ka qenë UDB-ashe, por 10 UDB-ashe i ka pas në trup të saj. Mbiemrin nuk ia di, me sa e di ka qenë e Bajrit. Ka qenë edhe një Minirja, ajo ka qenë kryesore aty. Tmerret e saja sa të jam nuk i harroj”.

Dita më e tmerrshme për Vezire Demirin gjatë vuajtjes së dënimit ishte qëndrimi në Pejë në natën e parë kur ishte arrestuar.

“Nata e 4 nëntorit 1985…. I dëgjojsha rënkimet, britmat. Më dukej që edhe shiu po vajton për ato rënkime të rinjve që u dergjshin nëpër ato burgje, nëpër ato dhoma, ka qenë tmerr. Kjo ma kujton një andërr të keqe. Nuk kam dëshirë kurrë me i kujtu ato. Është një makth”, ka thënë ajo me sy të përlotur.

Demiri ka thënë se për 6 muaj ishte mbajtur nën hetime.

“Për sa dënoheshim ne nuk e kishim fort problem, vitet kalonin shumë shpejt, ditët, muajt por vetëm hetuesia me kalu njëherë. Në hetuesi është shumë vështirë me nejt… Nuk e pret kur të vinë, natën, ditën… Në mes natës vijshin kur ti ishe e përgjumur… Ndoshta s’ishe në gjendje me fol. Nuk ishe në gjendje me mendu”.

Ajo ka thënë se gjyqtar i rastit të saj ishte Gani Rexha derisa prokurori nuk i kujtohet se kush ishte dhe se nga Rexha ajo tregon se u dënua me 1 vit e gjysmë burgim.

“Pas gjashtë muajsh dola para gjyqit. Gjyqtari Gani Rexha më dënoi me 1 vit e gjysmë burg. Deri në 1986 mbajta burg. Krejt burgun, pra dënimin e kam kryer në Mitrovicë”, ka theksuar Demiri. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori