LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore shkëlqeu me fustan të ngushtë, ajo duket më mirë se 10 vjet më parë

Demi Moore shkëlqeu me fustan të ngushtë, ajo duket më mirë se 10 vjet më parë
(Foto: FilmMagic)

Demi Moore tërhoqi vëmendjen me një veshje fantastike në CFDA Fashion Awards, një ngjarje e quajtur ndryshe si ‘Oscars të modës’, e cila u mbajt në New York.

Aktorja hollivudiane kishte veshur një fustan argjendi pa rripa të mbuluar me temina të mëdha.


Fustanin e ngushtë që theksonte figurën e saj e ka kombinuar me taka të zeza, një çantë të vogël ‘clutch’ të zezë dhe grim të lehtë natyral, ku dominojnë tonet e buta rozë.

(Foto: FilmMagic)

Komentet poshtë postimeve në profilin e saj në Instagram kanë qenë komplimentuese për dukjen e 60-vjeçares së famshme.

Vështirë të besohet se kjo grua është 60 vjeçare, trupi i saj i tonifikuar nuk e tregon moshën
Lexo po ashtu Vështirë të besohet se kjo grua është 60 vjeçare, trupi i saj i tonifikuar nuk e tregon moshën

Çmimet e modës CFDA të këtij viti u organizuan nga Anne Hathaway në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore.

Maria Cornejo u nderua me një çmim për arritje jetësore dhe mbrëmja u sponsorizua nga Amazon Fashion. Pjesëmarrës të tjerë të famshëm ishin Kim Kardashian, Teyana Taylor, Emily Ratajkowski, Naomi Watts dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

(Foto: FilmMagic)