Demi Moore është nderuar me një çmim nga shoqata "Peggy Albrecht Friendly House" në Los Angeles, e cila u ndihmon femrave që të vazhdojnë rrugën pasi e tejkalojnë vartësinë dhe ka folur haptas për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

"Në fillim të karrierës isha në rrugën e vetëshkatërrimit dhe pavarësisht suksesit që arrija, nuk e konsideroja veten mjaftueshëm të mirë".


DemiMooreer 1 Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

"Kisha mendim shumë të ulët për veten, nuk e vlerësoja veten dhe kjo më dërgoi pranë vetëshkatërrimit", ka rrëfyer Moore.

Aktorja ka treguar se dy persona që asokohe as që i njihte mirë, i kishin qëndruar pranë dhe i kishin ndihmuar t'i tejkalojë problemet.

"Mu dha mundësia që të ndryshoj para se të shkatërroj gjithçka. Më vunë ultimatum se doemos duhet të paraqitesha në vendin ku më prisnin".

DemiMooreer 2 Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

"Ata te unë shihnin shumë më tepër se që dija unë dhe i falënderoj pakufi, sepse pa atë mundësi dhe besimin e tyre tek unë, sot nuk do të isha këtu", ka treguar 55-vjeçarja.

Ajo më tej ka thënë se jeta nuk është një vijë e drejtë dhe se së paku një herë në jetë secili prej nesh është përballur me frikën se nuk është mjaftueshëm i mirë.

"Në atë momentin më të vështirë, unë kam kërkuar ndihmë dhe kam thënë se kam frikë se nuk jam aq e mirë, ndërsa një mësues i mençur dhe me përvojë më ka thënë se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë duhet ta di se kam vlerë", ka deklaruar Demi. /Telegrafi/