Luftimi i korrupsionit mund të paraqitet si kusht edhe më i rëndësishëm sesa demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, në procesin liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë njohës të çështjeve të integrimeve evropiane. Sipas tyre, demarkacioni i kufirit më Malin e Zi, nuk i garanton Kosovës liberalizimin e vizave. Deri te ky konstatim, ata vijnë duke u ndërlidhur me kushtin tjetër të vënë nga Komisioni Evropian, i cili kërkon rezultate të prekshme nga institucionet e Kosovës që dëshmojnë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioni Evropian në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, në një raport të tij, pati propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Profesori i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, thekon se kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian në rastin e liberalizimit të vizave janë kritere ekstra të shpikura për shkak të problemeve të hapura e të pazgjidhura që i ka Kosova.
“Ne duhet të kuptojmë se Kosova nuk mund të ketë raporte normale më Bashkimin Evropian dhe nuk mund të merret asnjë vendim për Kosovën derisa ekzistojnë pesë mosnjohje, sepse sistemi i marrjes së vendimeve në BE është i tillë që në shumicën e rasteve sa i përket politikës së zgjerimit dhe politikës së jashtme kërkohet konsensus nga 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian”, thekson Mazreku.
Tutje, Mazreku sqaron se sa i përket liberalizimit të vizave përdoret një sistem tjetër i votimit që quhet ‘sistem i shumicës së kualifikuar dhe qëndrimi i shteteve është esencial’.
Sipas tij, edhe nëse Kosova e fiton atë shumicë të votave ende ekziston mundësia që në Këshillin e Bashkimit Evropian “katër shtete ta përdorin mekanizmin e minorancës bllokuese”, që sipas tij, “nënkupton që së paku katër shtete mund të thirren në emër të këtij mekanizmi, e të cilat shtete duhet të përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë të BE-së”.
“Kjo do të thotë që askush, as në Bruksel dhe as në Prishtinë, nuk mund të paragjykojë vendimin final për liberalizimin e vizave dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me Kosovën, pasi që kemi të bëjmë me qëndrim të shteteve, e qëndrimi i shteteve nuk mund të paragjykohet dhe rasti që këto pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën e dekompozon atë që unë e quaj raport normal me Kosovës dhe BE-së”, thekson Mazreku.
Përveç, demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si njëri nga kriteret për liberalizimin e vizave, rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, është një kusht tjetër për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë të kenë marrë masa konkrete në përmbushjen e këtij kriteri.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Avdullahu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se janë arritur rezultate korrekte në luftën kundër korrupsionit dhe ky kriter nuk do të pengojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai thekson se parimisht për të marrë liberalizimin e vizave mbetet vetëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Konsiderojmë se për aq sa luftimi i korrupsionit është një çështje procesi, një çështje që nuk e ka një datë të caktuar, por kërkohet një luftim i vazhdueshëm i kësaj të keqe. Ajo si e tillë nuk është kusht që do ta pengonte liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës. I japim të drejtë vetës të konstatojmë kështu për shkak se Qeveria Mustafa që nga paslufta është më e pakorruptuara dhe ka bërë shumë në luftimin e kësaj dukurie të keqe”, ka theksuar Avdullahu.
Megjithatë, profesori i së drejtës evropiane Avni Mazreku, konsideron se qasja e institucioneve në luftën kundër korrupsionit është më tepër deklarative sesa konkrete.
Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë, janë trajtuar 41 raste të korrupsionit të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza.
Policia e Kosovës dhe drejtoria për krime ekonomike, brenda të njëjtës periudhë kohore kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për raste të korrupsionit dhe qindra kallëzime penale i kanë ngritur pranë institucioneve hetuese. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A